Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar këtë mbrëmje me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kulla 828 metra e lartë është veshur në të kuqe, me shqiponjën e zezë dykrenare, duke sjellë simbolin kombëtar të shqiptarëve në zemër të Dubait.

Pamjet i ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë gjest nderimi ndaj Shqipërisë.

“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama.