Një i ri nga Vlora ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës së ditës së sotme në Tiranë, pasi dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy nga policia.
Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij paraqitet shqetësuese, pasi sipas raportimeve ekziston rreziku që të humbasë shikimin në syrin e dëmtuar.
Rrethanat e incidentit dhe shkalla e dëmtimit pritet të përcaktohen pas ekzaminimeve mjekësore.
Ky është rasti i dytë i dhunës barbare të efektivëve ndaj protestuesve, duke i vënë në rrezik serioz shikimin. Rasti i mëparshëm është ai i Erion Vishkullit i cili iu nënshtrua operacionit në Itali.












