Dhjetëra protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve të forta në protestën kombëtare. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin e Traumës dhe në QSUT janë paraqitur mbi 30 të lënduar. Sipas të dhënave, të lënduar gjatë përplasjeve me gurë, molotovë, gaz lotsjellës dhe plumba gome, kanë mbetur 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, një punonjës sigurie dhe 3 kalimtarë.