Marco Bezzecchi fiton Garën Sprint në Valencia, Marquez u penalizua, u rendit i 13 Lara Colturi e mbylli në vendin e 10 ndalesën e radhës në Kupën e Botës në Killington në SHBA. Skiatorja kuqezi, ndryshe nga 3 garat e para, këtë radhë nuk mundi dot të ngjitej në podium në pistën amerikane.
Në zbritjen e parë, Lara Colturi për shkak të ndonjë gabimi të vogël u rendit në vendin e 13 me kohën 1 minutë 3 sekonda e 23 të qintat, plot 2 sekonda më shumë se Mikaela Shiffrin.
Në zbritjen e dytë, 20 vjeçarja bëri një paraqitje më të mirë teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 1 sekonda e 45 të qintat, për të mbyllur krejt garimin e saj me kohën totale 2 minuta 4 sekonda e 68 të qintat që i dha mundësinë të fitojë 3 pozicione në krahasim me zbritjen e parë dhe të pozicionohet mes 10 më të mirave. Përsa i përket disiplinës së slalomit gjigant në Killington ajo u fitua Alice Robinson nga Zelanda e Re, e ndjekur në vendin e dytë nga Mikaela Shiffrin, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua amerikania tjetër, Paula Moltzan.
Gjithsesi edhe me këtë rezultat, Lara Colturi fitoi pikë të rëndësishme për klasifikimin me 20 vjeçaren kuqezi që vazhdon të jetë në krye me 286 pikë, e ndjekur nga Emma Aicher me 204 në vendin e dytë dhe Sara Hector me 186 pikë.
Top Channel