Ndërsa mbulonin protestën, një numër gazetarësh u dëmtuan nga mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit kundër protestuesve, ndonëse ishin qartësisht të identifikueshëm.
Incidenti i fundit u shënua mbrëmjen e sotme në sheshin 'Skënderbej' teksa Syri TV po transmetonte live protestën.
Nga video duket qartë që policia sulmon gazetarin edhe pse ka kaskën dhe shenjat identifikuese se ishte gazetar pasi po fotografonte operacionin e tyre të spastrimit të sheshit nga protestuesit.
Deri tani raportohen se 6 përfaqësues të medias, mes tyre një shtetase e huaj, u paraqitën në spital pasi u dëmtuan në protestë.
Sot në mesditë gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë me forcë protestuesit në bulevard, u dëmtuan edhe dy gazetarë të SyriTV, të cilët u goditën me ujë me presion nga mjetet e policisë ndërkohë që po kryenin detyrën e tyre.
Pamjet filmike tregojnë se si gazetari Elkier Bushkolaj dhe operatori Ardian Muka targetohen nga rrjedha e ujit me presion, e cila i përplas disa metra më tej në trotuar.
Përmes një statusi në Facebook, gazetari Elkier Bushkolaj e konsideroi sjelljen e policisë krejtësisht joproporcionale.
“Sasia e madhe e ujit na përplasi në trotuar, ku kolegu Ardian Muka mori dëmtime të rënda. Në momentin që po i jepnim ndihmën e parë pranë trotuarit, policia na hodhi një bombolë gazi lotsjellës pranë dhe u detyruam që, në kushte emergjence, ta tërhiqnim Ardian Mukën brenda ambienteve të kullave,” shkroi Bushkolaj, duke shtuar se gjendja e kolegut të tij ishte e rëndë.
© SYRI.net
Protesta/ Shikoni momentin kur polici me shotgun qëllon me plumba gome në kokë protestuesit
VIDEO/ Berisha: Mbi 21 protestues në spital nga dhuna e regjimit! Protesta dhe vetëm protesta rruga për largimin e Ramës
Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër narko-diktaturës