“Ti mu më the b**ch”, Anjeza dhe Shqiponja vazhdojnë me përplasjet pas diskutimit të bujshëm

Anjeza dhe Shqiponja e kanë vazhduar sërish debatin, pas diskutimit të bujshëm, ku kjo e fundit iu referua gazetares me një emërtim fyes.
Përplasja mes tyre ka vijuar edhe në dhomën e grimit, ku dyshja diskutuan sërish për situatën e krijuar. Në bisedë ndërhyri edhe Zoja, e cila u përfshi në debat duke dalë në mbrojtje të Shqiponjës.
“Ti mu më the b*t*h”, i tha Anjeza, Shqiponjës gjatë diskutimit.
Më pas, Zoja ndërhyri në bisedë, duke i kërkuar Anjezës të tregonte se çfarë i kishte thënë më herët Shqiponjës.
“Çka i the ti paraprakisht? Nuk ke pas prindër me të eduku, ti nuk ke prindër, ti je e paedukatë tonat ja ke thënë, llogarite çka i ke thënë paraprakisht”, i tha Zoja Anjezës, duke i dalë në mbrojtje Shqiponjës.
Nga ana tjetër, Anjeza këmbënguli se përdorimi i fjalës “b*tch” ndaj saj nuk mund të justifikohet, pavarësisht asaj që mund të jetë thënë gjatë debatit mes tyre.
Kështu, përplasja mes vajzave duket se nuk ka përfunduar ende, teksa diskutimet mes tyre kanë vijuar edhe pas debatit të mëparshëm. /Telegrafi/













































