Kimmich, çmenduri në fushë pas polemikave, i tërheq flokët kundërshtarit dhe del nga fusha thuajse i lotuar Lazio nuk ka ndërmend të lëshojë kreun e klasifikimit të Serie A. Skuadra laziale arriti të marrë një tjetër fitore këtë radhë në transfertë ndaj Torinos të cilën e mundi me rezultatin 2-1.
Lazio e mori kontrollin e lojës pas minutës së 30 dhe e vuri sfidën në drejtimin e dëshiruar në minutat e fundit të pjesës së parë kur mori avantazhin e dyfishtë 2-0. Në minutën e 41 Provstgaard u gjet saktë nga Zaccagni për të zhbllokuar rezultatin dhe për t’i dhënë avantazhin 1-0 Lazios. Pas vetëm 120 sekondash lojë erdhi edhe goli i dytë me Isaksen edhe ky i shërbyer saktë nga Zaccagni.
Në pjesën e dytë, Simeone goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 62 skuadra granata pas ekzekutimit të një goditje këndi shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e Adams. Minutat e fundit të ndeshjes ishin emocionuese me të dyja skuadrat që patën shanse shënimi, por në fund shifrat mbetën 2-1 për Lazion që për momentin i shkëputet Romës së vendit të dytë me 5 pikë, ndërsa Torino mbetet në kuotën e 14 pikëve.
Top Channel