Dëbora mbulon Peshkopinë, automjetet “ngecin” në rrugë nga mungesa e gomave dimërore

28/11/2026 20:20

Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit.

Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër.

Ndërkohë, trafik është krijuar në një pjesë të aksit Peshkopi–Maqellarë, në zonën e Melanit, ku janë konstatuar edhe disa automjete të parkuara në anë të rrugës.

Shkak për vështirësitë në qarkullim dyshohet të jetë mosndërrimi në kohë i gomave nga drejtuesit e mjeteve, ndonëse për zonat malore afati i përcaktuar për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori.

Top Channel