Burj Khalifa vishet kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe

28 Nëntor 2026 | 19:53

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të shtune me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kulla 828 metra e lartë është veshur me ngjyrat kuqezi dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një fotografi të Burj Khalifa të ndriçuar me flamurin shqiptar, duke falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë gjest.

“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i “Mundësisë” denoncon sulmin nga policia: Më hodhën pabesisht gaz në fytyrë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, thotë se është sulmuar me spraj me piper gjatë protestës së ditës së sotme. Ai ka publikuar disa pamje...
19:49 | 28/11/2026

“Anulohet shfaqja në Teatrin e Kukullave”, Gonxhja: Protestuesit hodhën molotov në godinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për zhvillimet gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke njoftuar anulimin e shfaqjes së...
19:30 | 28/11/2026

Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”

Edhe pas orës 19:00, një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë në zonat pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke refuzuar të largohen, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme...
19:09 | 28/11/2026