Zjarr në një servis automjetesh në Fier, ndërhyn zjarrfikësja, shpëtojnë bizneset përreth Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Bulqizë në orët e mbrëmjes, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës.
Ndryshimi i kushteve atmosferike është shoqëruar me erë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë zbritur në -3 gradë Celsius në qytet dhe deri në -5 gradë në zonat malore.
Gjatë natës pritet një tjetër ulje e temperaturave, çka rrit rrezikun e krijimit të ngricave, veçanërisht në akset rrugore nacionale dhe rurale.
Për këtë arsye, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.
Gjithashtu, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin goma dimërore për të shmangur aksidentet në kushtet e vështira atmosferike.
Top Channel