Ulja e temperaturave në qarkun e Kukësit ka sjellë reshjet e para të dëborës në Kalimash, pranë tunelit, si edhe në disa pjesë të Rrugës së Kombit.
Pas nisjes së reshjeve, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit rrugor ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese për të larguar dëborën.
Të lidhura
None found
Puna e mjeteve është kryer edhe për shkak të lagështisë së krijuar në asfalt pas reshjeve të shiut të regjistruara disa orë më herët.
Deri tani, lëvizja e automjeteve vijon pa probleme dhe nuk janë raportuar pengesa në qarkullim.
Megjithatë, drejtuesit që përdorin Rrugën e Kombit duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete zinxhirë, për shkak të kushteve atmosferike.
Reshje dëbore janë shënuar gjithashtu në zonat e larta malore, mbi kuotën e 700 metrave.








