InsajderiInsajderi
Insporti

Pse disa ndeshje të së dielës në Premierligë do të luhen në “orar të çuditshëm”?

Insajderi
28 November 2026 - 20:30
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Pse disa ndeshje të së dielës në Premierligë do të luhen në “orar të çuditshëm”?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E diela pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli, por pse kaq shumë ndeshje këtë fundjavë në Premierligë do të fillojnë në orën e pazakontë 15:05?

Përveç derbit të Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit, si dhe përballjes Arsenal – Manchester City, programi i kësaj fundjave përfshin edhe ndeshjet Brighton – Newcastle, Crystal Palace – Hull City dhe Sunderland – Bournemouth.

Megjithatë, ajo që bie në sy është orari i pazakontë i disa prej këtyre përballjeve.

Derisa Arsenali dhe Manchester City do të luajnë të dielën nga ora 17:30, ndërsa derbi i Merseyside nis në orën 13:00, katër ndeshje të tjera janë planifikuar të fillojnë në orën 15:05.

Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet pikërisht me derbin në “Anfield”.

Kjo ndeshje, e përzgjedhur për transmetim nga televizioni “TNT”, fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të shtunën, por më pas u zhvendos për të dielën.

Në rrethana normale, ndeshjet e së dielës në Premierligë fillojnë në orën 15:00 dhe 17:30.

Megjithatë, për të shmangur përplasjen e orareve me derbin e Merseyside, ndeshjet që zakonisht zhvillohen në orën 15:00 janë shtyrë për pesë minuta.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë organizim është numri i madh i klubeve angleze që kanë luajtur në garat evropiane.

Premierliga synon të shmangë situatat kur skuadrat detyrohen të zhvillojnë dy ndeshje brenda një periudhe prej vetëm 60 orësh.

Brightoni, Bournemouthi, Crystal Palace dhe Sunderlandi të gjitha kishin angazhime evropiane të enjten mbrëma, prandaj këto skuadra nuk mund të luanin të shtunën.

Ndërkohë, në prag të superndeshjes ndaj Arsenalit, trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka folur për rëndësinë e kësaj periudhe të sezonit.

“Për të qenë i sinqertë, sigurisht që jam i shqetësuar për të tashmen, sepse çdo ndeshje është e rëndësishme, pa asnjë dyshim. Por, për mua, e ardhmja është gjithashtu shumë e rëndësishme, në mënyrë që të përmirësohemi dhe të ndërtojmë diçka me ekipin”, tha ai.

“Mos harroni se sapo kemi filluar. Ky nuk është një sprint, por një maratonë”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mezi pret sfidën ndaj ish-klubit të tij, Manchester Cityt.

“Kur luajmë në shtëpi ndaj skuadrave të mëdha, këto ndeshje bëhen vendimtare në garën për titull. E dimë se sa të rëndësishme janë dhe se mund të bëjnë diferencën”, tha spanjolli.

“Por jemi në nëntor dhe e dimë se kemi ende shumë rrugë për të bërë. Kjo vlen për çdo skuadër”, shtoi ai.

“Kur e shikoj Cityn duke luajtur, në shumë ndeshje ata kanë fituar ose kanë bërë më shumë se kundërshtari për ta merituar fitoren. Por ky është futbolli. Kjo tregon cilësinë e mënyrës se si luajnë dhe punën që po bën Enzo”, u shpreh Arteta.

Orari i ndeshjeve të Premierligës – e diel, 29 nëntor:

13:00 – Everton – Liverpool

15:05 – Brighton – Newcastle

15:05 – Crystal Palace – Hull City

15:05 – Fulham – Bournemouth

15:05 – Sunderland – Tottenham

17:30 – Arsenal – Manchester City.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark