Nga Adriatik Doçi
Në vend që paratë t’i lëvizin me çanta si kumbari i pandëshkuar i aferës CEZ-DIA, Nuel Kalaj, i cili kaloi në kufi 6.8 milionë euro për një ditë, këta duket se kanë lënë gjurmë kudo dhe nga makutëria thuhet se u kanë mbajtur edhe përqindjen modeste korrierëve dhe ekzekutorëve të skemës në terren!
Koha ka treguar se, Sali Berisha, sa herë lëshon grupin e molotovit, shenjëstron jashtë radhe dhe kontekstit të ngjarjeve të dukshme, ashpërson akuzat, sidomos ndaj prokurorëve të caktuar, të cilëve u shton nga një mbiemër të ri çdo javë, intensifikon trillimet dhe sulmet nda gazetarëve të pavarur, ka një hall të madh.
-Mos vallë Zeni del tek dosja e Olta Xhaçkës me tenderat korruptivë të blerjes së armëve?
-A po mbrohet i penduari që të mos ketë fatin e Kosta Trebickës?!
Në vend që paratë t’i lëvizin me çanta si kumbari i pandëshkuar i aferës CEZ-DIA, Nuel Kalaj, i cili kaloi në kufi 6.8 milionë euro për një ditë, këta duket se kanë lënë gjurmë kudo dhe nga makutëria thuhet se u kanë mbajtur edhe përqindjen modeste korrierëve dhe ekzekutorëve të skemës në terren!
Ashtu si vullkani, edhe kjo histori korrupsioni është ekspozuar falë grindjeve të brendshme për ndarjen e plaçkës. Duket se të pandëshkuarit nga drejtësia fantazma e Gërdecit do t’i ndjekë gjatë