Paderborni ka regjistruar fitoren më të thellë në historinë e saj në Bundesligë, duke shkatërruar 8-1 Schalken, në një përballje mes dy skuadrave të ngjitura këtë sezon në elitën e futbollit gjerman.
Vendasit e nisën ndeshjen me disa raste të mira, ndërsa gjetën golin e avantazhit në minutën e 21-të. Jano ter Horst përfitoi nga një top i ardhur pas goditjes së dënimit dhe dërgoi sferën në rrjetë nga afër.
Paderborni nuk u mjaftua me kaq dhe e mbylli pjesën e parë në mënyrë spektakolare. Stefano Marino realizoi golin e dytë me një goditje nga jashtë zonës, ndërsa pak minuta më vonë shënoi sërish, duke çuar rezultatin në 3-0. Kështu, sulmuesi kompletoi dopietën brenda vetëm 10 minutave.
Pas pushimit, situata u përkeqësua edhe më shumë për Schalken. Në minutën e 55-të, Steffen Tigges realizoi golin e katërt, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Marino plotësoi tregolëshin personal, duke e çuar rezultatin në 5-0.
Adil Aouchiche shënoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 60-të, por kjo nuk ndryshoi asgjë në ecurinë e takimit. Paderborni vazhdoi dominimin dhe Deniz Zeitler realizoi golin e gjashtë, përpara se Gabriel Vidovic të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Felix Götze vulosi shifrat përfundimtare 8-1.
Kjo fitore historike e ngjit Paderbornin në vendin e 10-të të renditjes, ndërsa Schalkja pëson humbjen më të rëndë të sezonit dhe bie në zonën e rënies direkte. Skuadra mike zgjat gjithashtu në pesë ndeshje serinë pa fitore në transfertë.
Një mbrëmje makthi edhe për Loris Karius, portierin e gafave të mëdha të një finaleje Championsi mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
© SYRI.net
Lazio me shifra kampionësh, statistikat e vendosin mes pretendenteve kryesore për titullin në Serie A
Lazio mposht Torinon dhe shkëputet në krye, Zaccagni protagonist me dy asiste
Lara Colturi e mbyll në vendin e 10-të garën e sllallomit gjigant në KillingtonBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: