Zjarr në një servis automjetesh në Fier, ndërhyn zjarrfikësja, shpëtojnë bizneset përreth
28/11/2026 20:38
Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Qafës së Koshovicës, në Fier.
Zjarri është konstatuar në kohë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë ka shmangur përhapjen e flakëve drejt bizneseve të tjera dhe automjeteve të parkuara në afërsi.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Top Channel