Shaqiri rikthehet te goli pas afro dy muajsh, por Grasshoppersi përmbys Baselin e tij

Xherdan Shaqiri gjeti sërish rrugën e rrjetës pas një shkëputjeje prej afro dy muajsh, por goli i tij nuk e shpëtoi Baselin nga humbja ndaj Grasshoppersit.

Grasshoppersi triumfoi 2-1 përballë Baselit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superligës së Zvicrës.

Të lidhura

None found

Shaqiri e nisi takimin në stol dhe u aktivizua në minutën e 61-të. Vetëm tri minuta pas hyrjes në fushë, 35-vjeçari shënoi për 1-0, duke kaluar Baselin në avantazh.

Epërsia e miqve zgjati deri në minutën e 71-të, kur Samuel Krasniqi riktheu baraspeshën. Më pas, Nikolas Muci përmbysi rezultatin në 2-1, pas asistimit të Amir Abrashit, duke vulosur fitoren e vendasve.

Krasniqi, Abrashi dhe Bujar Pllana luajtën gjatë gjithë ndeshjes për Grasshoppersin dhe ndihmuan skuadrën e tyre të siguronte tri pikët.

Goli i fundit i Shaqirit ishte shënuar më 13 shtator, kur ai realizoi dy herë në fitoren 4-2 të Baselit kundër Luzernit.

Në sezonin aktual, Shaqiri numëron katër gola dhe një asistim, ndërsa këtë herë realizimi i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë Baselit.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetpusulabetdamabetjojobet