Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook është publikuar një mesazh, në të cilin është rikthyer edhe një deklaratë e mëhershme e Thaçit, ku ai e cilësonte 28 Nëntorin si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Në mesazhin e publikuar përmenden figura të rëndësishme të historisë shqiptare, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ismail Qemali, te Isa Boletini dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.
“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Në vijim, Thaçi përcjell edhe urimin e tij për shqiptarët, duke shprehur besimin se festat e ardhshme të nëntorit do t’i kremtojë së bashku me ta.
“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, thuhet në mesazh.
Postimi shoqërohet me një fotografi nga një takim i mëhershëm i Hashim Thaçit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ditëlindja e Adem Jasharit, Rama: Kujtojmë me respekt Komandantin Legjendar të UÇK-së
28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë
Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit
- 20:55 Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)
- 20:12 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
- 20:08 Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve
- 20:00 Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Molotov, gurë dhe gaz lotsjellës në protestën e 28 Nëntorit
- 19:53 Burj Khalifa vishet kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe
- 19:49 Deputeti i “Mundësisë” denoncon sulmin nga policia: Më hodhën pabesisht gaz në fytyrë (VIDEO)