• Kontakt
Saturday, November 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga rrogat e Tiranës te banka në Ukrainë/ Si paratë e shqiptarëve mbajnë në këmbë Iute-n

21:14 : 28/11/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Me një normë mesatare interesi mbi 32% dhe një portofol borxhesh që ka kapur shifrën rekord prej 114.5 milionë eurosh, qytetarët shqiptarë janë kthyer në burimin kryesor të parave për grupin estonez të mikrofinancës Iute Group.

Pasqyrat financiare të paaudituara për nëntëmujorin e parë të vitit 2026 zbulojnë një paradoks të fortë. Ndërsa kompania me seli në Talin regjistroi humbjen e parë tremujore në historinë e saj — prej 1.24 milionë eurosh — për shkak të bllokimeve rregullatore në Moldavi dhe kostove të larta të obligacioneve në Evropë, ishte pikërisht tregu shqiptar që e mbajti grupin në këmbë, duke gjeneruar 17.7 milionë euro fitim operativ (EBITDA) në vetëm nëntë muaj.

Shifrat tregojnë se në një vend me pagat ndër më të ulëtat në rajon, Iute arriti të arkëtojë 37.4 milionë euro të ardhura në nëntë muaj — më shumë se në çdo shtet tjetër ku operon. Nga 46.1 milionë euro fitim operativ që prodhoi i gjithë grupi në pesë vende (përfshirë dy banka në Moldavi dhe Ukrainë), gati 40% (38.4%) erdhi vetëm nga xhepat e kredimarrësve shqiptarë.

Vetëm interesat e paguara në Shqipëri kapën vlerën e 28 milionë eurove, duke financuar jo vetëm shpenzimet e grupit në bursat e Frankfurtit dhe Baltikut, por edhe ngritjen e bankës së re Iute Bank Ukraine, e cila pritet të nisë punën tregtare në fillim të vitit 2027.

Lexo edhe:

Mediat e huaja jehonë protestës: Përplasje të dhunshme në Ditën e Flamurit në Tiranë

Nga Shijaku në Tiranë, sërish pa licencë/ Si vijoi aktivitetin “dentistja” Genta pavarësisht masave

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, makina e huadhënies në Tiranë u shpërndau qytetarëve 120.9 milionë euro kredi të reja — rreth 494 mijë euro çdo ditë — duke miratuar 61.4% të aplikimeve, norma më e lartë e miratimit në të gjithë grupin.

Pasi Banka e Shqipërisë ndërhyri për të ndaluar komisionet e fshehura mujore dhe uli tavanet e interesave (duke zbritur normën mesatare vjetore të Iute në vend nga 38.3% në vitin 2024 në 32.3%), kompania gjeti një mënyrë tjetër për të maksimizuar arkëtimet: zgjati afatet e shlyerjes deri në pesë vjet (60 muaj) dhe rriti tavanin e kredive deri në 600 mijë lekë (6 milionë lekë të vjetra).

Por kjo “minierë ari” ka nisur të japë shenjat e para të plasaritjes. Përpjekja e kompanisë për t’u dhënë shqiptarëve kredi gjithnjë e më të mëdha dhe me afate të gjata u përplas me realitetin e xhepave të qytetarëve.

Ndërsa klientët e vegjël vijuan të paguajnë rregullisht, një pjesë e kredimarrësve të mëdhenj ndaluan pagesat, duke bërë që në Shqipëri të kalojnë në vonesë rreth 41 mijë euro këste çdo ditë dhe fitimi operativ i filialit shqiptar të bjerë për herë të parë nga 18.2 milionë euro në 17.7 milionë euro.

Këtë gabim e pranoi hapur vetë drejtori ekzekutiv i Iute Group, Tarmo Sild, në letrën drejtuar investitorëve. “Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, u rritëm shumë shpejt me shuma më të larta kredie për klient, dhe një numër i kufizuar kredish të mëdha dolën me vonesë përpara se kapaciteti ynë i arkëtimit të arrinte të përshtatej, gjë që rriti shpenzimet e provigjionimit,” shkroi Sild në prezantimin e pasqyrave të 9 mujorit para investitorëve.

Për të ndalur humbjet, kompania ka nisur tashmë shtrëngimin e filtrave për kredinë në Tiranë, po riorganizon grupet e arkëtimit dhe ka paralajmëruar shkurtime të stafit dhe të shpenzimeve. Një sinjal i qartë se edhe tregu më fitimprurës i rajonit ka një kufi se sa borxh me interesa të larta mund të mbajë mbi supe. /Kapitali.al

 

Etiketa: Iute CreditrrogaTiraneUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestës: Përplasje të dhunshme në Ditën e Flamurit në Tiranë

17:58 : 28/11/2026
AKTUALITET

Nga Shijaku në Tiranë, sërish pa licencë/ Si vijoi aktivitetin “dentistja” Genta pavarësisht masave

22:23 : 27/11/2026
BOTA

Ukraina propozon armëpushim në Detin e Zi

18:00 : 27/11/2026
AKTUALITET

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për përkeqësimin e sigurisë

11:47 : 27/11/2026
AKTUALITET

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

10:49 : 27/11/2026
AKTUALITET

Qiratë e dyqaneve në Tiranë rriten me 5.5%! Pritet shtrenjtim edhe në 2027

10:45 : 27/11/2026

TË GJITHA

Nga rrogat e Tiranës te banka në Ukrainë/ Si paratë e shqiptarëve mbajnë në këmbë Iute-n

21:14 : 28/11/2026

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, detajet e para

20:58 : 28/11/2026

Festa e Flamurit/ Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar në Kosovë

20:44 : 28/11/2026

Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

20:30 : 28/11/2026

MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët

20:20 : 28/11/2026

Protesta në Ditën e Flamurit/ Berisha: Qytetarët sfiduan narkodiktaturën

20:12 : 28/11/2026

FOTO/ Vijojnë tensionet, policia shoqëron protestuesin e gjakosur në kokë

19:53 : 28/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com