Anjeza dhe Shqiponja e kanë vazhduar sërish debatin, pas diskutimit të bujshëm, ku kjo e fundit iu referua gazetares me një emërtim fyes. Përplasja mes tyre ka vijuar edhe në dhomën e grimit, ku dyshja diskutuan sërish për situatën e krijuar. Në bisedë ndërhyri edhe Zoja, e cila u përfshi në debat duke dalë në mbrojtje të Shqiponjës. “Ti mu më the b*t*h”, i tha Anjeza, Shqiponjës gjatë diskutimit.
Më pas, Zoja ndërhyri në bisedë, duke i kërkuar Anjezës të tregonte se çfarë i kishte thënë më herët Shqiponjës.
“Çka i the ti paraprakisht? Nuk ke pas prindër me të eduku, ti nuk ke prindër, ti je e paedukatë tonat ja ke thënë, llogarite çka i ke thënë paraprakisht”, i tha Zoja Anjezës, duke i dalë në mbrojtje Shqiponjës.
Nga ana tjetër, Anjeza këmbënguli se përdorimi i fjalës “b*tch” ndaj saj nuk mund të justifikohet, pavarësisht asaj që mund të jetë thënë gjatë debatit mes tyre.