Fieri vishet kuq e zi, qytetarët festojnë 28 Nëntorin me makina dhe flamuj kombëtarë

28/11/2026 21:22

Atmosfera festive e 28 Nëntorit ka përfshirë qytetin e Fierit, ku dhjetëra automjete të zbukuruara me flamuj kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit.

Me flamujt kombëtarë që valëviteshin dhe bori festive, qytetarët kanë festuar Ditën e Pavarësisë, duke përcjellë mesazhe krenarie dhe dashurie për atdheun.

Ndërsa vargu i gjatë i makinave ka shkaktuar edhe trafik në disa prej akseve rrugore të qytetit.

Top Channel