47 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre një deputet, gazetarë dhe efektivë policie

28 Nëntor 2026 | 21:38

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, deri në orën 21:00, në dy spitalet kryesore të kryeqytetit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 47 persona.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona, prej të cilëve 12 efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Nga këta, një efektiv policie, tre protestues dhe një gazetar janë shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 persona të lënduar: 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.

Kështu, sipas bilancit të përditësuar deri në orën 21:00, numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit ka arritur në 47 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar në lidhje me protestën e 28 Nëntorit, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen kundër...
21:29 | 28/11/2026

Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje live nga koncerti që po mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune në Sheshin e Flamurit në Vlorë, me rastin...
20:55 | 28/11/2026

Burj Khalifa vishet kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit Emirateve të Bashkuara Arabe

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të shtune me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të...
19:53 | 28/11/2026