A do të garojnë studentët në zgjedhjet lokale? Livia Dedej: Struktura jonë është jopartiake
Studentja Livia Dedej ishte e ftuar në “Review” me Greta Topjanën, ku foli për protestat dhe angazhimin e të rinjve në lëvizjen studentore.
Moderatorja e pyeti nëse studentët kanë në plan të dalin me kandidatë për të garuar në zgjedhjet lokale të 9 majit, apo nëse do të bashkohen me forca të tjera opozitare.
“Duke qenë se kanë kaluar disa kohë në protestë, para disa ditësh disa të rinj dolën në një deklaratë ku bënë të ditur se po nisin krijimin e një partie politike. Me sa di unë, ti i përket pjesës së studentëve, që jeni një lëvizje studentore kombëtare. Cili është plani juaj në vazhdim? Do të qëndroni kështu, do të bashkoheni me parti të tjera opozitare apo do të krijoni vetë një parti?”, e pyeti moderatorja.
Në përgjigjen e saj, Dedej theksoi se lëvizja ndodhet ende në fazat e para të organizimit dhe se nuk ka një vendim përfundimtar mbi hapat e ardhshëm.
“Unë nuk flas dot në emër të grupit. Jemi në fazat tona të para. Unë personalisht nuk kam krijuar një pëlqim specifik dhe ndonjë simpati për ndonjë figurë. Filozofia e lëvizjes ka ardhur pikërisht nga fakti që ne nuk jemi ndjerë të përfaqësuar nga unionet studentore, nga këshilli studentor. Gjëja e parë që ne duam të bëjmë është të mendohemi, të mblidhemi, të organizohemi, të kemi mundësi për të biseduar me njëri-tjetrin, për të kuptuar se ku realisht qëndrojmë. Patjetër që çdo lloj skenari që do të kemi pas kësaj do të vijë me kalimin e kohës dhe me bashkëpunimin, pasi struktura është jopartiake”, u shpreh Livia Dedej në “Review”.
47 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre një deputet, gazetarë dhe efektivë policie
Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve
Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)
- 21:38 47 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre një deputet, gazetarë dhe efektivë policie
- 21:29 Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve
- 20:55 Rama publikon pamje nga koncerti në Vlorë, qyteti feston 114-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)
- 20:12 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
- 20:08 Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve
- 20:08 Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë