Protesta e sotme është mbyllur me 47 të lënduar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas shifrave nga dy spitalet në Tiranë.

Te Trauma janë paraqitur për trajtim mjekësor 36 persona, mes tyre 12 policë, 14 protestues 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Prej tyre, një polic, tre protestues dhe një gazetar vijojnë të qëndrojnë të shtuar dhe po marrin trajtimin mjekësor.

Në QSUT janë paraqitur për mjekim 11 të lënduar, nga të cilët 8 policë, 1 protestues, 1 punonjës sigurie dhe 1 deputet. Ata kanë lënë spitalin pas marrjes së mjekimit me këshillë të mjekut.

Njoftimi i plotë:

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 21:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 36 pacientë, nga të cilët:

* 12 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

•14 protestues, 3 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

•6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

•4 kalimtarë

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

* 8 efektivë policie

* Një protestues

* Një punonjës sigurie

    •Një deputet

Aktualisht, të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.