FOTOT: Shfaqet Lul Basha…

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2026

FOTOT: Shfaqet Lul Basha…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një shfaqje të rrallë publike, pas një kohe të gjatë larg kamerave dhe angazhimeve në politikë.

Basha ka qenë i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Presidenca, në Pallatin e Brigadave, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

Ish-kryedemokrati shihet teksa është duke biseduar me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Eric Wendt. Në event ishin të pranishëm diplomatë të huaj si dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Mbetet e paqartë nëse ka pasur pjesëmarrje nga figura të tjera opozitare në eventin e shkurtër që përfundoi pas një fjale të mbajtur nga presidenti Bajram Begaj.