Reshjet e dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë hasur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit, për shkak të reshjeve të dëborës.

Ulja e ndjeshme e temperaturave në qarkun e Kukësit ka bërë që reshjet e shiut t’ua lënë vendin atyre të dëborës, të cilat vijojnë me intensitet.

Reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore trashësia e dëborës në qafat e maleve ka kaluar 10 centimetra.

Në akset rrugore nacionale kanë nisur punën borëpastrueset për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e rrugëve të kalueshme.

Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në akset Kukës–Shishtavec, Bushtricë, Qafë Mali, Krumë–Kam–Tropojë, Bajram Curri–Valbonë dhe Qafë Morinë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.

Për shkak të vijimit të reshjeve të dëborës, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

 

Top Channel