Protesta në ditën e Pavarësisë, 10 orë përplasje të dhunshme! Bulevardi dhe sheshi “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar, kryeqyteti si fushëbetejë

28/11/2026 20:00

Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar.

Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të policisë.

Përplasjet u përhapën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në godina institucionesh shtetërore.

Fillimisht tensionet nisën pranë Kryeministrisë, e më pas situata u përshkallëzua edhe në sheshin “Skënderbej”.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, 47 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë dhe një punonjës sigurie, u paraqitën në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.

Lajm pas lajmi:

https://top-channel.tv/2026/11/28/protestuesit-u-rikthyen-ne-shesh-nis-serish-nderhyrja-e-policise-efektivet-shoqerohen-nga-autoboti-me-uje/

  U futën pasi ndiheshin keq nga gazi lotsjellës, policia tenton t’i nxjerrë jashtë librarisë pranë qendrës, momenti kur hasen me bllokadën e disa personave

https://top-channel.tv/2026/11/28/video-policia-mbush-me-gaz-lotsjelles-sheshin-protestuesit-futen-ne-ambientet-e-nje-librarie-pasi-ndihen-keq/

https://top-channel.tv/2026/11/28/poshte-diktatura-protestuesit-hedhin-sende-drejt-autobotit-te-policise-efektivet-i-pergjigjen-me-presion-uji0/

Top Channel