Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta, mes tyre policë, protestues, gazetarë dhe një deputet
36 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa 11 të tjerë në QSUT, pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas njoftimit të shërbimit spitalor, mes të lënduarve janë efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.
Aktualisht, disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa të tjerët kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.
NJOFTIM:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 21:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 36 pacientë, nga të cilët:
- 12 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•14 protestues, 3 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
•4 kalimtarë
Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
- 8 efektivë policie
- Një protestues
- Një punonjës sigurie
•Një deputet
Aktualisht, të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut.




