Reshjet e para të dëborës kanë mbërritur në zonën turistike të Dardhës, duke mbuluar me të bardha edhe disa pjesë të rrugës që lidh këtë zonë me Korçën.
Pas rënies së temperaturave, në terren janë angazhuar ekipet e mirëmbajtjes rrugore. Me mjetet borëpastruese, ato po punojnë për të mbajtur të pastër dhe të kalueshëm aksin Korçë–Dardhë.
Të lidhura
None found
Rruga është aktualisht e hapur dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht, ndërsa nuk janë raportuar vështirësi në qarkullim.
Pavarësisht kësaj, kushtet e motit dhe temperaturat e ulëta kërkojnë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve. Ata këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë zinxhirë me vete.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm në segmentet malore, ku reshjet e dëborës mund të përkeqësojnë kushtet e lëvizjes.







