Real Madrid me humbje befasuese në shtëpi ndaj Alaves, “skuqet” Bellingham (video)

28 Nëntor 2026
22:55
Telesport
back button

Pas 6 fitoreve rresht, Real Madrid ka pësuar një humbje befasuese 1-2 në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, ku pas një gafe të Dean Hujisen, ishte fillimisht Toni Martinez që provoi të gjejë golin, por goditja e tij u ndaj në fraksionin e fundit para se të përfundonte në portë nga Ibrahima Konate. Ish-sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Megjithatë, goli iu dha Toni Martinez, pasi goditja e tij kishte kaluar finishin në momentin e goditjes. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Alaves.

Në minutën e 61-të, kombinim fantastik mes lojtarëve të Alaves dhe në fund ishte Angel Perez që mposhti Thibaut Courtois dhe dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Mariano Diaz.

Në minutën e 69-të, Real Madrid rikthehet në lojë, pas golit të Kylian Mbappe. Pas një aksioni dhe kombinimi të bukur mes Diomande dhe Bellingham, Mbappe tregoi gjithë klasin e tij brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën.

Në minutën e 89-të, Jude Bellingham simulon brenda zonës dhe merr kartonin e dytë të verdhë. Arbitri fillimisht dha penallti, por ndryshoi mendje pas ndërhyrjes së VAR dhe pasi pa pamjet në ekran.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Alaves merr një fitore të jashtëzakonshme 1-2. Real Madid me humbjen e pësuar sot, i jep mundësinë Barcelonës të shkëputet nesër nëse fiton në transfertë ndaj Deportivo La Coruna.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit