Inter ka kryer më së miri misionin për javën e 13-të në Serie A, pasi mundi Genoa-n 4-0 në “San Siro”. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku kapiteni Lautaro Martinez gjeti golin, pas pasimit në zonë të Andt Diouf.
Në minutën e 40-të, ishte radha e Marcus Thuram për të gjetur golin e dytë, pas asistit të Lautaro Martinez. Në minutën e 44-të, Inter gjeti edhe golin e tretë me Federico Dimarco, por që u anullua për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë, Inter shënon edhe golin e tretë me Petar Sucic, nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Sebastian Otoa ndaj Nicolo Barella brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Interin.
Në minutën e 54-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i zikaltërve, që finalizohet me sukses nga Marcus Thuram, pas asistit pasimit të Nicolo Barella, edhe pse i devijuar.
Inter fiton 4-0 dhe mban vendin e dytë në renditje me 32 pikë, tri pikë më pak se kryesuesit e Lazio-s.







