Reali i Madridit ka pësuar një humbje befasuese në “Santiago Bernabeu”, duke u mposhtur 2-1 nga Alavesi në një ndeshje me shumë episode, ku madrilenët nuk arritën të shmangnin disfatën, pavarësisht golit të Kylian Mbappe-së.
Alavesi kaloi në avantazh në minutën e 22-të, pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen e Realit. Toni Martinez përfitoi nga topi i humbur nga kundërshtari dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhënë skuadrës mike avantazhin 1-0.
Madrilenët tentuan të reagonin, me Jude Bellingham që shpërdoroi një mundësi të mirë në minutën e 34-t, ndërsa Mbappe provoi gjithashtu të rrezikonte portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, Alavesi goditi sërish. Në minutën e 61-të, Angel Perez përfitoi nga një krosim i Mariano Diaz, kontrolloi mirë topin dhe realizoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Reali reagoi shpejt dhe në minutën e 69-të Kylian Mbappe ngushtoi diferencën, pas një pasimi të bukur në zonë, duke goditur fort në rrjetë.
Madrilenët u hodhën në kërkim të barazimit, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.
Në minutën e 85-të, Carlos Espi goditi shtyllën me kokë, ndërsa dy minuta më vonë Reali fitoi një penallti, e cila u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
Drama vazhdoi kur Jude Bellingham u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pë simulim dhe më pas me të kuq, duke lënë Realin me 10 lojtarë. Kështu, Alavesi arriti të marrë një fitore të madhe në “Bernabeu”, ndërsa madrilenët i japin mundësi Barcelonës të shkëputet në krye.
Jude Bellingham heads down the tunnel after receiving a second yellow card against Deportivo Alavés (88')
by
u/Disastrous-Set-6225 in
soccer
© SYRI.net
Interi shkatërron Genoan e Mario Mitajt, zikaltrit triumfojnë me ‘poker’ golash
Gattuso thumbon kritikët: Nuk harroj ata që më quanin të paaftë dhe parashikonin rënien nga kategoria
Kimi Antonelli shpërthen ndaj Mercedesit: Nëse ju kërkoj diçka, bëjeni!. Wolff shpjegon situatënBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: