President i Republikës, Bajram Begaj, organizoi në Pallatin e Brigadave ceremoninë shtetërore me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, duke bërë bashkë krerët e politikës nga të gjitha trevat shqiptare, diplomatë, klikerë, akademikë e përfaqësues të shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kësaj dite për të gjithë shqiptarët. Presidenti Begaj dha një mesazh dhe për protestën, duke e cilësuar të drejtë të qytetarëve, por dënoi dhunën që shoqëroi tubimin në kryeqytet në Ditën e Pavarësisë.