Reshjet intensive të dëborës kanë përfshirë disa qytete të vendit. Në Bulqizë temperaturat kanë zbritur në minus 3 gradë celsius në qytet, ndërsa në zonat malore deri në minus 5 gradë. Ulja e mëtejshme e temperaturave gjatë natës pritet të sjellë edhe krijimin e ngricave, pasi zona është përfshirë dhe nga era e fortë. Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe zonat e thella të Bashkisë Dibër. Nuk janë raportuar probleme nëpër rrugë, përveç trafikut të rënduar gjatë mbrëmjes në aksin Peshkopi-Maqellarë.