Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori, e gjeti Tiranën mes atmosferës festive dhe tensioneve të protestës. Flamujt kuqezi, thirrjet e qytetarëve, gazi lotsjellës, molotovët dhe përplasjet me policinë shënuan zhvillimet e sotme në kryeqytet.
Protesta u shoqërua me përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë me presion dhe plumbave të gomës, ndërsa nga ana e protestuesve u hodhën molotovë.
Gjatë përplasjeve pati edhe qytetarë të lënduar, mes tyre një 20-vjeçar i goditur në kokë me plumb gome. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48 persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës.







