Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni të zhvilluar në Maldive.
Çifti ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes publike këtë moment të rëndësishëm, duke organizuar një dasmë private me praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.
Të lidhura
None found
Disa fotografi nga dita e veçantë janë publikuar në rrjetet sociale nga Jori dhe Fred, të cilët kanë ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia.
Për këtë rast, Jori Delli kishte zgjedhur një fustan të bardhë, të zbukuruar me detaje dantelle dhe me shpinë të hapur. Ndërkohë, Fred De Palma u shfaq me një veshje të thjeshtë verore.
Reperi italian i kishte propozuar martesë modeles shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar. Më herët, Jori kishte lënë të kuptohej se martesa ishte pranë, duke bërë shaka se shumë shpejt do të ndryshonte mbiemrin.








