Në Düsseldorf të Gjermanisë, Nelson Hysa u ngjit sonte në ring për të sfiduar Agit Kabayel, kampionin e botës dhe mbajtësin e rripit WBC në peshat super të rënda. Një përballje e jashtëzakonshme, që për herë të parë vendoste një boksier shqiptar, nën flamurin kuqezi, përballë mundësisë për të fituar titullin kampion bote në boksin profesionist.
Fatkeqësisht, boksieri shkodran humbi me ndalesë (stoppage) në raundin e dytë ndaj Agit Kabayel më 28 nëntor 2026, ditën e Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, në Düsseldorf të Gjermanisë, në sfidën për titullin kampion bote WBC në peshat e rënda. Agit Kabayel, duke detyruar “hedhjen e peshqirit” në raundin e dytë.
Agit Kabayel hyri në ring me bilancin 27-0 (19 KO) pasi u shpall kampion i plotë WBC pas largimit të Oleksandr Usyk, ndërsa Nelson Hysa (42 vjeç) kishte bilancin 25-0 (23 KO).




