Nelson Hysa dëmtohet në raundin e dytë dhe humbet me KO teknik duelin për titullin ndaj Kabayel

28 Nëntor 2026
23:35
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka humbur duelin për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC). Në përballjen e zhvilluar në Duseldorf, ai u mund me KO teknik nga gjermani Agit Kabayel.

Dueli u ndal në raundin e dytë nga gjqytari pas dëmtimit që Hysaj pësoi në mesin e ringut. Një dëmtim në krahun e djahtë bëri që ai të mos ishte në gjendje të duelonte dhe stafi i tij hodhi peshqirin.

Kjo është humbja e parë në karrierë për Hysajn, që numëron edhe 25 fitore, ndërsa Kabayel qëndron i pamposhtur në karrierën e tij (28 fitore). një duel që përfundoi jo ashtu sikurse Hysaj dhe të gjithë shqiptarët shpresonin.

Edhe pse Hysa po bënte një paraqitje të mirë në raundin e dytë, një dëmtim në krah bëri që ai të mos ishte në gjendje të duelonte dhe tërhiqet në cep. Kabayel vijon të gjuajë dhe situata tensionet disi deri sa ndalet sfida nga gjyqtari.

Një duel që pritej të ishte shumë më i gjatë dhe në dy raundet e para u pa një ekuilibër në ring, me Hysa që i replikonte mirë Kabayel. Gjithsesi, në fund dëmtimi i shkodranit vulosi fitoren e Kabayel, që mbron titullin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit