Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë festive. Qytetarë të shumtë kanë dalë me automjetet e tyre, të zbukuruara me flamuj kuqezi, duke qarkulluar përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe duke u rënë borive.
Flamujt kombëtarë janë vendosur në xhamat dhe pjesën e sipërme të makinave, ndërsa festimet vijojnë në kuadër të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pamjet e mbrëmjes sjellin një atmosferë krejt ndryshe nga tensionet që shoqëruan kryeqytetin gjatë ditës.
Të lidhura
None found





