Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së një 76-vjeçari, Idriz Armaçi, në Ksamil. Tritoli ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

"Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale", njofton Policia. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.