Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A., banues në Ksamil.
Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se në oborrin e banesës është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.












