Lë pas Mbappen, Diomande bëhet mbreti i driblimeve te Real Madridi

Yan Diomande po shndërrohet në një prej futbollistëve më të dalluar të Real Madridit këtë sezon, duke u renditur si lojtari me më së shumti driblime të suksesshme në skuadrën madrilene.
Sipas raportimit të mediumit spanjoll Defensa Central, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka kompletuar 78 driblime progresive në La Liga, shifër që e rendit në vendin e tretë në kampionat.
Para tij gjenden vetëm dy futbollistët e Barcelonës, Pedri me 92 driblime dhe Lamine Yamal me 90.

Statistikat e Diomandes janë dukshëm më të mira krahasuar me bashkëlojtarët e tij te Real Madridi. Pas tij në këtë renditje vjen Kylian Mbappe, i cili ka realizuar 51 driblime dhe pozicionohet në vendin e 26-të.
Ndërkohë, Vinicius Junior nuk figuron në këtë renditje, pasi ka munguar në katër ndeshje të La Ligës për shkak të pezullimit.
19-vjeçari ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme që prej bashkimit me Real Madridin, duke u shndërruar në një alternativë të rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga trajneri Jose Mourinho. /Telegrafi/







































