E diel, 29 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

82-vjetori i Çlirimit, Nufi: Liria është trashëgimia e brezave të kaluar dhe përgjegjësia jonë ndaj të ardhmes

Në 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka përcjellë një mesazh përkujtimor, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë.

Në reagimin e tij, Nufi e cilëson lirinë si trashëgimi të brezave të kaluar dhe përgjegjësi për brezat e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe përkushtimit ndaj Atdheut.

POSTIMI I NUFIT:

29 Nëntori 1944 shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Pas viteve të pushtimit, qëndresës dhe sakrificave të mëdha, Shqipëria fitoi lirinë e saj.

Reklamë

Lufta Nacionalçlirimtare mbetet dëshmi e guximit, trimërisë dhe shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të atdheut, duke i dhënë Shqipërisë vendin e saj përkrah popujve që luftuan kundër nazifashizmit.

Sot, në 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, përulemi me nderim përpara kujtimit të dëshmorëve dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë atyre që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut.

Liria është trashëgimia që na lanë brezat e djeshëm, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj brezave të nesërm.

Ta nderojmë sakrificën e tyre jo vetëm me kujtesë, por edhe me përkushtimin tonë të përditshëm ndaj atdheut, sovranitetit dhe sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Gëzuar Ditën e Çlirimit!

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.