Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”, kreu i qeverisë uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor të shënuar.
Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur!
Ky urim vjen në kuadër të kremtimeve për 82-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, ngjarje historike e shënuar më 29 nëntor 1944, ditë në të cilën do të zhvillohen edhe ceremonitë zyrtare të homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë.
