Mes përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale që qarkullojnë në rrjetet sociale, vëmendje ka marrë një punim i bërë tërësisht me dorë.
Një mjeshtër i miniaturave ka ndërtuar një makinë të vogël që i ngjan modelit Suzuki Karimun, duke përdorur plastikën e çakmakëve njëpërdorimësh.
Të lidhura
None found
Videoja e publikuar në YouTube tregon çdo fazë të punës, që nga copëtimi i plastikës deri te bashkimi i pjesëve më të imëta. Çakmakët me ngjyra të ndryshme janë shndërruar në karroceri, dritare, ulëse, timon dhe pjesë të tjera të automjetit, përcjell Telegrafi.
Mjeshtri e ka prerë, lëmuar dhe ngjitur me dorë secilën pjesë, një proces që ka kërkuar saktësi dhe durim të madh. Për rrotat ka përdorur rrotëzat metalike të çakmakëve, ndërsa gomat i ka krijuar nga izoluesi i telave.
Edhe grila e përparme, ulëset dhe leva e ndërrimit të shpejtësive janë punuar nga elemente të çakmakëve. Makina e përfunduar jo vetëm ka pamjen e një Suzuki të vërtetë në miniaturë, por lëviz edhe mbi rrotat e veta.
Krijuesi kishte publikuar video të ngjashme edhe disa vite më parë, përpara se përmbajtjet e prodhuara nga inteligjenca artificiale të përhapeshin kaq shumë.








