Dëbora përfshin Kukësin, rrugët nacionale të kalueshme, disa fshatra në Has dhe Tropojë pa energji elektrike Protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, e cila u shoqërua me episode të dhunshme dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, vijon të jetë në fokus të hetimeve.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Policia e ka ilustruar rastin me video, teksa i riu akuzohet për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasje e punonjësit të Policisë, e mbetur në tentativë.
“Tiranë, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.
Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel ‘Dajti’, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësit të Policisë’, mbetur në tentativë, ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Goditja për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’”, shkruan Policia.
Top Channel