Reshjet e dëborës preken gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të vendit, ndërsa në disa akse rrugore është regjistruar prezencë dëbore, por të gjitha rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në zonat veriore dhe juglindje të vendit.
Kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar ngricat. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt akseve me prezencë dëbore.
Në Rajonin Verior reshje dëbore janë regjistruar në akse të ndryshme, përfshirë: Bajram Curri–Valbonë; Ura Bujan–Qafë Morinë dhe Bujan–Qafë Morinë (doganë); Hani i Hotit–Vermosh; Bogë–Theth; Sopot–Kërrnaj; Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj; Dushaj–Lekbibaj; Rrëshen–Shpal–Qafë Benë; Fierzë–Bajram Curri; Bulqizë–Peshkopi; Kukës–Shishtavec; Kukës–Bushtricë; Kukës–Krumë; Dedaj–Razëm. Në Rajonin Juglindor reshje dëbore janë raportuar në akse si: Qukës–Qafë Plloçë; Qafë Plloçë–Qafë Thanë; Librazhd–Fushë Studen; Korçë–Dardhë; Zëmblak–Goricë.
ARRSH njofton se kontraktorët me mjete dhe punëtorë vazhdojnë pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe për të siguruar qarkullimin e automjeteve. Autoriteti bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në akset me prezencë dëbore, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve rrugore.
