12 të arrestuar pas protestës së dhunshme në Tiranë, Policia: U lënduan 17 efektivë
12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.
Sipas Policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e dëmtuar pronën publike.
Nga incidentet mbetën të lënduar 17 punonjës policie.
NJOFTIMI:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/vizionplus.tv




