Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit, ku si pasojë, është dëmtuar fasada e një lokali.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit të 29 nëntorit 2026.
Ka qenë vetë pronari i biznesit, një 44-vjeçar me inicialet R. M., banues në Fier, ai që ka njoftuar Policinë për dëmtimin e fasadës së lokalit.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit.













