Report Tv ka siguruar foton e Andrea Qorrajt, 18-vjeçarit të arrestuar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë pasi i rrezikoi jetën një grupi policësh duke i sulmuar me koktejl molotov. Në pamje ai dallohet me maskë në fytyrë, fshihet pas urës pranë ish-hotel “Dajtit” dhe më pas hedh një koktej molotov drejt një grupi efektivësh.

Policia e arrestoi në flagrancë dhe ia referoi materialet Prokurorisë për shtatë vepra penale: “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme/ 13 në pranga, 18-vjeçari nën akuzë për tentativë vrasje ndaj policëve! Goditet grupi i arsenalit, kapen qindra molotovë, fishekzjarrë e tuba metalike (EMRAT+VIDEO)