Rikthehet dëbora në juglindje, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në rrugë

29 Nëntor 2026 | 09:41

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit, duke zbardhur edhe fshatin turistik të Dardhës në Korçë.

Në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa reshjet janë shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave. Në Dardhë, temperaturat minimale parashikohet të zbresin deri në -12 gradë Celsius.

Përveç Dardhës, reshje dëbore janë regjistruar edhe në Voskopojë, Vithkuq dhe Shtyllë të Korçës, në Qafë Thanë dhe zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe në zonat malore të Kolonjës.

Situata deri më tani paraqitet e qëndrueshme sa i përket furnizimit me energji elektrike, megjithëse në disa fshatra të thella malore janë shënuar ndërprerje të herëpashershme, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.

Ndërkohë, të gjitha akset rrugore në juglindje janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, përfshirë edhe rrugët që lidhin Korçën me fshatrat turistikë.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të krijimit të ngricave në rrugë, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve drejt zonave malore dhe të pajisin automjetet me goma dimërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Vlora ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të shtune 29 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në këtë ditë të...
09:38 | 29/11/2026

Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së...
09:32 | 29/11/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada

Një lokal në qytetin e Fierit është dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë plasëse. Sipas informacionit...
09:03 | 29/11/2026